Universiteti I Stambollit Do Te Organizoje “provimin Nderkombetar Te Studenteve” (iüyös)

Tiran Büyükelçiliği 24.12.2014

Te Nderuar anetare te shoqerise,

Universiteti i Stambollit do te organizoje “Provimin Nderkombetar te Studenteve” (İÜYÖS) ne qendrat e provimit qe do te hapen brenda Turqise dhe jashte saj. Ne kete provim do te mund te marrin pjesestudentet e huaj, si dhe studentet me shtetesi turke te cilet e kane mbaruar shkollen e mesme jashte Republikes se Turqise. Ky provim organizohet qe keta studente te sitemohen ne nivel parauniversitar dhe universitar.

Kontingjenti i studenteve nderkombetare, eshte i limituar dhe percaktohet nga YÖK (Keshilli i Arsimit te Larte Turk). Studentet bejne zgjedhjet e tyre, per deget dhe universitetet turke qe preferojne te studiojne, duke bere renditjen ne baze te rendesise se preferencave te tyre. Ne baze te pikeve qe do te marrin mbasi te kene kryer kete provim, keta studente fitojne te drejten e regjistrimit ose ne Universitetin e Stambollit ose ne universitetet e tjera turke. Ne kete kuader, “Provimi Nderkombetar te Studenteve” (İÜYÖS) vleresohet si provim per t’u sistemuar ne nje universitet. Ne provimin İÜYÖS te zhvilluar ne vitin 2014, moren pjese mbi 6 000 studente.

Provimi İÜYÖS/2015 do te zhvillohet ne date 16 Maj 2015, ne Gjuhen Turke dhe Angleze, ne qytetet Stamboll, Erzurum, Van, Gaziantep, Almati, Aman, Ashkabat, Athine, Komotini, Baku, Berlin, Keln, Bern, Bejrut, Bishkek, Cape Town, Dubai, Erbil, İslamabad, Kabul, Kairo, Kuala Lumpur, Hartum, Paris, Prishtine, Rijad, Xhide, Sana, Sarajeve, Teheran, Tbilis, Shkup dhe Washington.

Rezultatet e ketij provimi do te jene te vlefshme si per Universitetin e Stambollit, ashtu edhe per 93 universitetet shteterore dhe private ne Turqi. Studentet e huaj me rezultatet e ketij provimi do te mund te aplikojne ne keto universitete te siper permendura.

Ne adresen e meposhtme te internetit, qe i perket Universitetit te Stambollit, do te publikohen data e aplikimit, kushtet e aplikimit, ku dhe si duhet bere aplikimi per kete provim.

http://yos.istanbul.edu.tr/

Per dijenine tuaj.

Me respekt



Related Documents

IU-YOS Sınavı.png

Monday - Friday

09:00 - 12:30 / 14:00 - 18:00

Visa applications: Monday, Wednesday and Friday between 09:30-12:00
1/1/2020 1/3/2020 New Year's Day
3/14/2020 3/14/2020 Summer Day
3/22/2020 3/22/2020 Nevruz Day
4/12/2020 4/12/2020 Katholic Easter
4/19/2020 4/19/2020 Orthodox Easter
5/1/2020 5/1/2020 International Worker's Day
5/24/2020 5/24/2020 End of Ramadan
7/31/2020 7/31/2020 Feast of Sacrifice
8/30/2020 8/30/2020 Turkish Republic Victory Day
9/5/2020 9/5/2020 Mother Teresa Beatification Day
10/29/2020 10/29/2020 Turkish National Day (Republic Day)
11/28/2020 11/28/2020 Albanian National Day
11/29/2020 11/29/2020 Albanian Liberation Day
12/8/2020 12/8/2020 National Youth Day
12/25/2020 12/25/2020 Christmas