Mesazhi I Ambasadorit Murat Ahmet Yörük Me Rastin E 30 Gushtit “festa E Fitores”

Tiran Büyükelçiliği 28.08.2020

Lufta për pavarësi që populli fisnik turk filloi në Samsun në vitin 1919, nën udhëheqjen e krijuesit të republikës Mustafa Qemal Ataturkut, me gjtihë kushtet e vështira dhe pamundësitë, më datë 30 Gusht 1922 u përmbush me fitore, duke shkruar kështu një ndër historitë më të lavdishme të të gjitha kohrave. 30 Gushti është dita kur një komb, të cilin donin ta zhdukin duke e qëlluar me zinxhirët e skllavërisë, filloi luftën me parrullën “Ja vdekje, ja liri” dhe e përfundoi atë me fitore kundër të gjithë forcave imperialiste.

Ushtria heroike turke në mëngjesin e datës 26 Gusht filloi një sul që rrodhi si një lum i rrëbyshëm që nga Koxhatepe deri në rrafshin e Afjonit duke i shkatërruar forcat armike dhe më datë 30 Gusht 1922 shpalli fitoren në Dumllupënar. Nëpërmjet kësaj fitoreje populli fisnik turk i tregoi gjithë botës se do të mbrojë me jetën e tij atdheun, ezanin dhe të gjitha vlerat e shenjta përballë forcave pushtuese duke u bërë kështu një pishtar shprese për të gjithë kombet e shtypura që jetonin nën robëri.

Populli fisnik turk, i cili me fitoren e Betejës së Fushës së Mallazgirtit në vitin 1071 ktheu në atdheun e vet Anadollin, me fitoren e nisur më 26 Gusht dhe të përfunduar më 30 Gusht 1922 i shpalli të gjithë botës se Anadolli do të ngelej përgjithmonë atdheu i Turqisë dhe filloi, për të mos u zhdukur kurrë më, proçesin e ndërtimit të Republikës së Turqisë.

Shteti jonë, edhe sot për fat të keq, është duke u përballur me fushatat e baltosjes dhe sulmet me fokus politik,ekonomik, terrorist dhe ushtarak të qarqeve të cilat ashtu si edhe para një shekulli nuk heqin dorë nga planet dhe llogaritë imperialiste. Por Shteti i Republikës së Turqisë nën udhëheqjen e vendosur dhe vizionare të Presidentit dhe me mbështetjen e plotë të popullit turk, do t’ja dalë mbanë edhe kundër këtyre sulmeve të turpshme dhe fushatave baltosjeje me të njëjtin besim dhe kurajo që ka treguar në Mallazgit, Çanakkale, Dumllupënar dhe më 15 Korrik.

Turqia me këtë këmbëngulje dhe vendosmëri do të vazhdojë përpjekjet e saj në planin rajonal dhe më gjerë për ndërtimin e një sistemi ndërkombëtar sa më të barabartë, sa më të drejtë dhe që ka në qëndër njeriun dhe ndërgjegjien.

Me rastin e 98-vjetorit të 30 Gushtit Festës së Fitores, kujtojmë me respekt, falenderim dhe përulje të gjithë dëshmorët dhe veteranët me në krye arkitektin e kësaj fitoreje të pakrahasueshme Mustafa Qemal Ataturkun dhe shokët e tij të luftës, të cilët dhanë jetën e tyre për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e popullit tonë fisnik. Përulemi me nderim përpara kutjimit të tyre të shenjtë.

Uroj të gjithë qytetarët tanë në Shqipëri gëzuar 30 Gushtin Festën e Fitores; përshëndetje nga thellësia e zemrës, me respekt


Atatürk

Murat Ahmet Yörük Ambassador
Monday - Friday

09:00 - 12:30 / 14:00 - 18:00

Visa applications: Monday, Wednesday and Friday between 09:30-12:00
1/1/2020 1/3/2020 New Year's Day
3/14/2020 3/14/2020 Summer Day
3/22/2020 3/22/2020 Nevruz Day
4/12/2020 4/12/2020 Katholic Easter
4/19/2020 4/19/2020 Orthodox Easter
5/1/2020 5/1/2020 International Worker's Day
5/24/2020 5/24/2020 End of Ramadan
7/31/2020 7/31/2020 Feast of Sacrifice
8/30/2020 8/30/2020 Turkish Republic Victory Day
9/5/2020 9/5/2020 Mother Teresa Beatification Day
10/29/2020 10/29/2020 Turkish National Day (Republic Day)
11/28/2020 11/28/2020 Albanian National Day
11/29/2020 11/29/2020 Albanian Liberation Day
12/8/2020 12/8/2020 National Youth Day
12/25/2020 12/25/2020 Christmas