Fjala e Ambasadorit Murat Ahmet Yörük Në Prıtjen Me Rastin e 29 Tetorit, Festës Së Republikës

Murat Ahmet Yörük 29.10.2018

Ju shpreh mirënjohjen time për pjesëmarrjen tuaj bashkë me ne në këtë mbrëmje ku po festojmë 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë. Ju përshendes të gjithëve me respekt dhe dashuri.

Republika e Turqisë është vepër legjendare e një kombi që zgjodhi luftën në vend të jetesës nën robëri. Kjo Republikë u themelua falë Luftës Çlirimtare të një kombi që rilindi nga hiri i një perandorie.

Guximi, vullneti i çeliktë, mençuria dhe vendosmëria që tregoi kombi turk në këtë luftë nën drejtimin e Gazi Mustafa Kemal Ataturkut dhe bashkëluftëtarëve të tij, përbëjnë karakterin e kombit tonë. Ky karakter edhe sot është ballëlart, në këmbë.

Përkulemi me respekt para kujtimit të shtrenjtë të themeluesit të Republikës sonë dhe të Komandantit fitimtar të Luftës sonë Çlirimtare, Gazi Mustafa Kemal Ataturk, të bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë veteranëve tanë.

Me këtë rast kujtojmë edhe një herë me respekt dhe mirënjohje bijtë dhe shtetasit tanë që ranë dëshmorë në luftën kundër organizatave terroriste dhe kundër tentativës për grusht të shtetit të 15 Korrikut, duke i shërbyer të ardhmes të shtetit tonë dhe duke luftuar për trojet e e atdheut tonë ku është themeluar Republika.

Që nga themelimii saj, Republika e Turqisë po përparon në mënyrë të begatë duke zhvilluar demokracinë, parimin e sundimit të ligjit, të drejtat dhe liritë individuale të shtetasve të saj.

Republika e Turqisë është anëtare e respektuar e komunitetit ndërkombëtar. Me popullsinë e saj të re dhe dinamike 81 milionëshe, ekonomia turke është e shtatëmbëdhjeta në botë dhe e gjashta në Europë.

Turqia nga njëra anë fuqizon infrastrukturën, nga ana tjetër transformon ekonominë. Vendi ynë sot është i fokusuar në kalimin në një ekonomi intensive të teknologjisë dhe të informacionit. Si pasojë, vitet e fundit janë arritur suksese të rëndësishme në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Tashmë Turqia ka arritur një nivel të tillë, ku me burimet e saj të brendshme dhe kombëtare mund të prodhojë avionë pa pilot dhe tanke. Gjithashtu po përshpejtojmë projektet për prodhimin edhe të avionëve dhe makinave tona.

Një Turqi më e fuqishme do të thotë më shumë investime, më shumë punësim, më shumë bashkëpunim. Një Turqi më e fuqishme do të thotë Ballkan më i fuqishëm, më i begatë, me i qëndrueshëm dhe më i sigurt, do të thotë një Europë me fuqi të lartë lidershipi.

Zonja dhe Zotërinj,

Politika e jashtme turke mbështetet në parimin e Gazi Mustafa Kemal Ataturkut “Paqe në vend, paqe në botë”.

Sot vendi ynë po vë në jetë një përqasje të politikës së jashtme që nën drejtimin e sprovuar politik Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan mund të vështrojë të ardhmen dhe po ndjek një politikë nismëtare dhe humanitare, rezultat i nevojave të epokës sonë.

Ne po ndërmarrim inisiativa konstruktive për të mundësuar sigurinë, stabilitetin, zhvillimin e vazhdueshëm dhe mirëqenien në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, para së gjithash në Ballkan.

Me një politikë të jashtme që ka në bazë njeriun, të gjitha çështjeve në rendin tonë të ditës ne po i përqasemi me një mënyrë parimore, të vetëdijshme, me përgjegjësi dhe duke patur në fokus njeriun.

Vendi ynë është pranë vendeve dhe popujve të shtypur dhe të lënduar në të gjithë botën, që nga Palestina në Mianmar, nga Somalia në Bosnjë. Si rezultat i krizës humanitare në Siri, Turqia është vendi që ka mirëpritur më shumë refugjatë në botë këto katër vjetët e fundit.

Krahas kësaj, Turqia vjet ishte vendi që realizoi ndihmat më të mëdha humanitare ndërkombëtare në botë.

Nga ana tjetër, Turqia qoftë në NATO, qoftë në koalicionet ndërkombëtare, po luan një rol pararojë në luftën kundër terrorizmit global. Vendi ynë, i cili u është ekspozuar sulmeve të organizatave të ndryshme terroriste si DEASH, Al-Kaide, PKK, PYD dhe FETO, që ka përjetuar dhimbje të mëdha dhe ka pësuar humbje jetë njerëzish, po vazhdon me vëndosmëri luftën kundër terrorizmit.

Turqia që nga viti 2002 po zgjeron edhe më shumë të drejtat dhe liritë demokratike, po realizon reforma të mëdha në drejtimin e vendit.

Në mënyrë të planifikuar dhe të disiplinuar ajo po fuqizon strukturën financiare dhe ekonominë, po realizon investime të mëdha infrastrukturore.

Në këtë kuadër, sot që po festojmë Ditën e Republikës, kemi një krenari dhe lumturi të veçantë sepse po përurohet Aeroporti i ri i Stambollit.

Në vititn 2021, kur të funksionojnë të gjithë fazat e tij, Aeroporti i Stambollit me një kapacitet prej 200 milionë udhëtarësh në vit do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Me ftesë të Presidentit tonë Zotit Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i Shqipërisë Zoti Ilir Meta dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë zoti Damian Gjiknuri po vizitojnë vendin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Aeroportit të Ri të Stambollit. Ky fakt ka një rëndësi të veçantë në kuadrin e marrëdhënieve tona me Shqipërinë.

Të nderuar të ftuar,

Ne me Shqipërinë kemi marrëdhënie miqësore dhe vëllazërore historike të cilat kanë rrënjë të thella.

Megjithëse gjeografikisht nuk jemi fqinj, Shqipëria është një ndër vendet më të afërt me zemrën tonë. Shqipëria është fqinji i zemrës sonë. Miliona shtetas turq me origjinë shqiptare janë një tregues konkret i këtyre lidhjeve. Eshtë një realitet i pamohueshëm i ditëve tona fakti që popujt tanë janë të shkrirë me lidhje njerëzore si mishi me kockën.

Themeluesi i Republikës sonë dhe biri i këtij rajoni gjeografik, Gazi Mustafa Kemal Ataturk ka thënë : “Ne e duam popullin shqiptar, e konsiderojmë vëlla, nuk e shikojmë larg nesh. Dëshirojmë seriozisht dhe kategorikisht forcimin dhe përparimin e tij si shtet dhe popull, zënien e e pozitës që meriton në Ballkan.” Këto fjalë përmbledhin qartësisht se si duhet të zhvillohen marrëdhëniet midis nesh.

Presidenti ynë zoti Recep Tayyip Erdoğan ka dhënë një mbështetje të rëndësishme për investimet strategjike në Shqipëri, për zhvillimin e Shqipërisë kryesisht në sektorë të tillë si aviacioni civil, shëndetësia, arsimi, turizmi, energjitika, infrastruktura dhe bujqësia. Të gjithë e dinë dashurinë e thellë që ka Presidenti ynë për Shqipërinë dhe vëllezërit tanë shqiptarë.

Të nderuar të ftuar,

Një ndër Marrëvëshjet e para të Miqësisë që përfunduam në vitin 1923, vitin kur u shpall Republika, ishte Marrëveshja me Shqipërinë. “Marrëveshja e Miqësisë dhe e Bashkëpunimit të Përjetshëm midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë” shpreh më së miri marrëdhënien midis vendeve dhe popujve tanë.

Në vitin 2023 do të festojmë njëqindvjetorin e Republikës sonë, në të njëjtën kohë viti 2013 do të jetë viti i njëqindvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike me Shqipërinë.

Turqia synon paqen, mirëqenien dhe zhvillimin e bashkëpunimit në Ballkan. Në këtë kuadër, ne u kushtojmë një rëndësi të veçantë marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona dypalëshe janë ndërtuar mbi bazën e parimeve të pavarësisë, sovranitetit, respektimit të tërësisë tokësore dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.

Ne si Turqi e kuptojmë rolin kyç që ka Shqipëria për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ne mbështesim procesin e integrimit të Shqipërisë me të gjitha institucionet euro-atlantike.

Ne mendojmë se një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, më e fuqishme ekonomikisht dhe politikisht, është në të mirë të Turqisë, Ballkanit dhe Europës.

Edhe politikat tona ne i formësojmë në këtë drejtim dhe me një mbështetje të sinqertë për Shqipërinë. Ne nuk kemi ndonjë axhendë të fshehtë ose plan B as për Shqipërinë dhe as për vendet e tjera të rajonit. Dhe nuk duhet pritur që të ketë.

Sot vëllimi dypalësh tregtar është 480 milionë dollarë. Jemi të lumtur që jemi partneri i dytë tregtar me Shqipërinë. Kemi rreth 3 miliardë investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri si energji, financë, infrastrukturë, industri, aviacion civil, arsim dhe telekomunikacion. Kompanitë turke ofrojnë vende punë dhe burime të ardhurash për rreth 15.000 vëllezër shqiptarë. Duke llogaritur një mesatarisht katër vetë për një familje, përfitojnë rreth 60.000 persona.

Ne synojmë të rritim më tej vëllimin tregtar dhe investimet tona. Ky qëndrim është një pasqyrim i besimit tonë për të ardhmen e shkëlqyer të Shqipërisë.

Marrëdhëniet tona u forcuan më tej me “Deklaratën e Përbashkët Politike për Themelimin e Këshillit të ivelit të Lartë të Bashkëpunimit”, e cila u siglua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë zoti Ditmir Bushati dhe Ministri ynë i Punëve të Jashtme zoti Mevlüt Çavuşoğlu, i cili vizitoi Shqipërinë para dy javësh. Me këtë Dokument, marrëdhëniet tona dypalëshe do të ngrihen në nivelin e “Partneritetit Strategjik”.

Si Ambasador i Turqisë besoj me gjithë zemër se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë kanë një të ardhme të ndritur.

Republika e Turqisë synon suksese të reja politike, ekonomike dhe tregtare në njëqindvjetorin e themelimit të saj.
Në të njëjtën kohë, uroj sinqerisht që këto suksese në vitin 1923, në njëqindvjetorin e “Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit të Përjetshëm”, t’i festojmë në begati dhe mirëqenie së bashku me Shqipërinë, këtë vend mik dhe vëlla.

Dashuria dhe miqësia e sinqertë, që ushqejnë populli turk dhe populli shqiptar për njëri-tjetrin dhe që do të vazhdojë përjetësisht, është ura më e fuqishme dhe e patundshme midis nesh.

Ju uroj të gjithëve Festën tonë të Republikës!

Atatürk

Murat Ahmet Yörük Ambassador
Monday - Friday

09:00 - 12:30 / 14:00 - 18:00

Visa applications: Monday, Wednesday and Friday between 09:30-12:00
1/1/2020 1/3/2020 New Year's Day
3/14/2020 3/14/2020 Summer Day
3/22/2020 3/22/2020 Nevruz Day
4/12/2020 4/12/2020 Katholic Easter
4/19/2020 4/19/2020 Orthodox Easter
5/1/2020 5/1/2020 International Worker's Day
5/24/2020 5/24/2020 End of Ramadan
7/31/2020 7/31/2020 Feast of Sacrifice
8/30/2020 8/30/2020 Turkish Republic Victory Day
9/5/2020 9/5/2020 Mother Teresa Beatification Day
10/29/2020 10/29/2020 Turkish National Day (Republic Day)
11/28/2020 11/28/2020 Albanian National Day
11/29/2020 11/29/2020 Albanian Liberation Day
12/8/2020 12/8/2020 National Youth Day
12/25/2020 12/25/2020 Christmas